22:28 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia serbe në Bosnjë blen 2500 pushkë automatike, shqetësime rreth ndikimit të Rusisë në rajon

18:52 | 13/02/2018
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia serbe në Bosnjë blen 2500 pushkë automatike, shqetësime rreth ndikimit të Rusisë në rajon

Blerja e mijëra armëve të reja nga policia serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur shqetësime rreth qëllimeve të qeverisë rajonale të udhëhequr nga separatistët dhe thellimin e ndikimit rus në një shtet të ndarë dhe ekonomikisht të jo të zhvilluar sa duhet.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një dërgesë prej 2,500 pushkësh automatike të cilat nga Serbia do të mbërrijnë në mars, në gjysmën e Bosnjës të drejtuar nga serbët, disa javë përpara hapjes së planifikuar të një qendre të re trajnimi ku këshilltarët rusë pritet të luajnë një rol të rëndësishëm.

Siç shkruajnë më tej mediat e huaja, armët po arrijnë në një kohë kur stabiliteti afatgjatë i Bosnjës është në dyshim.

Mediat rikujtojnë faktin se Marrëveshja e paqes e Dejtonit përfundoi konfliktin boshnjak pak më shumë se 22 vjet më parë, duke e ndarë vendin në dy pjesë gjysmë autonome: Republika Srpska (RS) dhe një Federatë myslimano-kroate.

Marrëveshja ndaloi vrasjen, por sipas tyre, krijoi një sistem që shpërbleu politikat e bazuara etnikisht – partitë nacionaliste kanë një kontroll të ngushtë në pushtet, korrupsioni është i përhapur dhe vendi ka shkallën më të lartë zyrtare të papunësisë së të rinjve në botë.

Ndërkaq, aktivistët e shoqërisë civile serbe, qeveria qendrore e Bosnjës në Sarajevë dhe diplomatët perëndimorë besojnë se një njësi e re policore e armatosur do të përdoret nga kreu separatist serb boshnjak, Milorad Dodik, për të forcuar pozitën e tij dhe për të trembur kundërshtarët përpara zgjedhjeve në tetor.

Në afat më të gjatë, ata frikësohen se forca mund të përdoret për të vazhduar synimet e Dodik për pavarësi, me rrezikun e një lufte të re në rajon.

Rusia, e cila e sheh Dodikun si një bastion kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO, ka treguar mbështetje të fortë për separatistin serb, i cili e ka takuar Vladimir Putin të paktën gjashtë herë që nga viti 2014.

Të hënën, Dodik konfirmoi blerjen e armëve, e cila u raportua për herë të parë nga mediat në Sarajevë dhe ai tha se do të ndërmerrte hapa të mëtejshëm për të armatosur policinë për “luftën kundër terrorizmit”.

“Është një veprim krejtësisht legjitim dhe nuk kemi asgjë për të fshehur”, citohet të ketë thënë Dodik. “Për 20 vjet nuk kishim të drejtën për të pajisur policinë, tani kemi vendosur ta bëjmë atë”.

Ndërkaq përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Inzko shprehu shqetësim në lidhje me dërgesën.

“Dua që vendi të ketë sa më pak armë të jetë e mundur. Nëse njëra palë merr këto lloj armësh, atëherë pala tjetër do t’i dëshironte gjithashtu”, tha ai. /Telegrafi/

Etiketa: 2500 pushkëpolicia serbe
Pas

“Jam e dehur në dashuri”, Eni Koçi surprizon me dedikimin e saj (FOTO)

Para

Ish ministri: Hej dreq o pune!, “të henksha zogun…”- muhabet opozite!

Para
Ish ministri: Hej dreq o pune!, “të henksha zogun…”- muhabet opozite!

Ish ministri: Hej dreq o pune!, “të henksha zogun...”- muhabet opozite!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.