Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar pasi kanosi për motive të dobëta 26-vjeçarin me inicilale, E.D. Por mbi 22-vjeçarin rëndohen akoma më shumë akuzat që qëndrojnë mbi të.
Sipas policisë pas kontrollit të ushtruar në banesën e Fatjon Dushkajt u sekuestruan si prove materiale: një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një peshore elektronike, një grirëse metalike që shërben për grirjen e lëndës narkotike, një thikë dhe një aparat telefoni.
Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhim dhe shitje e Narkotikëve”.