Tashmë duhet pasur kujdes edhe kur lë portofolin në një banesë. Po, po hajdutët nuk njohin barriera. Në një banesë në kryeqytet është vjedhur një portofol me para dhe dokumente.
Më pas hajduti ka marrë edhe makinën e parkuar në oborr po fatmirësisht është pikasur dhe ndaluar më pas nga Policia.
DETAJET E POLICISË:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
– A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Në orët e para të mëngjesit, ky shtetas dyshohet të ketë hyrë në banesën e shtetasit A. R., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i ka marrë portofolin brenda të cilit dispononte dokumenta të ndryshme, 12000 Lekë dhe 600 Euro, si dhe çelsat e automjetit tip Mercedes Benz.
Më pas ka marrë automjetin e parkuar në oborrin e banesës dhe është larguar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga Specialistët e Komisariatit Nr 3, është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje dhe më pas kapja dhe arrestimi i tij në autostradën Mamurras – Laç, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Një automjet tip Mercedes Benz
– Një portofol me dokumenta të shtetasit A. R.
– 200 €
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 134 dhe 291 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)