Përgjatë muajve të fundit marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë janë ashpërsuar. Shkak për këtë është bërë prishja e disa shtëpive në Himarë, të cilat sipas shtetit grek prishen pa të drejtë për të çrrënjosur minoritarët nga vatrat historike. Por duket se kjo gjendje mes dy shteteve, nuk i thotë ndonjë gjë ambasadorit tonë në Francë, zotit Dritan Tola.
Tola ka postuar një status venerues për Greqinë të presidentit francez Macron, megjithëse marrëdhëniet diplomatike të Tiranës me Athinën nuk janë në ditët e tyre më të mira.
Tola bie dakord me Macronin se tek çdo njeri në Perëndim qëndron një Greqi e fshehur.
Postimi i Tolës në Twitter:
“Akropoli i Athinës është një pasqyrë për identitetin tonë evropian.
Një Greqi e fshehtë qëndron në zemrën e të gjithë njerëzve të Perëndimit.”
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos dhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, kanë deklaruar se Shqipëria rrezikon izolimin, në rast se vijon me këtë sjellje.
Kryeministri Rama nga ana tjetër, ka pohuar se Greqia nuk është më partneri ynë strategjik dhe se vendi ynë do vijojë të flasë për të drejtat e tij. Marrëdhëniet u tensionuan deri në pikën që opozita greke kërkoi me forcë një interpelancë në Parlamentin grek për çështjen e banesave në Himarë.
Dy javë më parë, Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, në prani të Presidentit francez Emanuel Macron, tha se Shqipëria po minon rrugën e saj për t’u integruar në BE. / Hashtag.al