17:06 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

 Prapaskenat e një interviste me pistoletë në bark

12:54 | 02/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
 Prapaskenat e një interviste me pistoletë në bark

Nga Bledian Koka

Dy muaj më parë kur u njoha për herë të parë me rastin e Xhisiela Malokut, skena që më përshkruan ishte traumatike. Xhisiela Maloku kishte guxuar të denonconte ish-të dashurin e saj që e kishte masakruar në dru në hotele, në rrugë, në shkollë e në mes të fshatit. Që në atë moment ajo e kishte firmosur fatin e saj si armike e fasadës së Rilindjes.

Publikimi i rastit nga ish-Kryeministri Sali Berisha i prishi te gjithë tentativat e Rilindjes për ta mbyllur kapakun e një meseleje të qelbur që i shtohej palmaresit të saj të ndyrësive. Që në këtë moment çunat e Rrajave e kanë peng Xhisielën dhe e kanë përdorur fillimisht sipas nevojave të veta, dhe që pas denoncimit të Emiljano Nuhut në kuadër të nevojave të Edi Ramës nën regjinë e Endri Fugës.

Herën e parë, që Xhisiela ka folur për mediat (në 28 Korrik 2018), çunat e Rrajave, zërat thonë se i kanë shkuar Xhisielës në banesën e saj në Zezë, dhe pasi kanë lënë takëmet e tyre në tavolinë si pistoletat, paketat dhe celularët e kanë urdhëruar të që të bëjë një bisedë telefonike me redaksinë e këtij televizioni.  Biseda me redaksinë e televizonit është kryer me formatin e zakonshmë të komunikimit të Rrajave (pistoleta në bark), dhe me mesazhin e vetëm “Sali Berisha gënjen, nuk më ka përdhunuar askush”. Me kaq u duk sikur Rrajat e mbyllën hesapin me bezdisjen që u kishte shkaktuar denoncimi i Xhisielës. Rexhepi do të ishte i lirë, Xhisiela do të vazhdonte të mbante pistoletën në bark sipas humorit të djalit të deputetit socialist, ndërsa Taulant Balla do të vazhdonte peshkimin. Por denoncimi publik i Emiljano Nuhut e prishi qetësinë e Rilindjes dhe sidomos atë të kryerilindasit.

Në ditët e veta më të gëzuara, kur policia e Xhafajt po kryente operacione deri diku të suksesshme për rendin deri në arrestimin e Bandës së Bajrave, rezulton se e njëjta polici kishte dështuar të mbronte një vajzë që dhunohej sistematikisht nga ish i dashuri i saj, djalë deputeti rilindas. Ironi e madhe, por siklet për t’u hequr. Që nga ajo ditë, Rilindja është fokusur në dy operacione. 1, Emiljano Nuhu, ish oficeri i infiltruar që ka kërkuar 6 operacioni të sukseseshme për shkatërrimin e bandave të drogës, gënjen. 2. Xhisiela Maloku, u trajnua mbi një javë që të dilte tek Eni Vasili dhe të thote që përnjeshtronte çdo deklaratë kundër Rrexhep Rrajës. Ndërsa Eni Vasili me quazi-lotët e saj në nisje të emisionit duhej ta bënte rrëfimin e Xhisiela Malokut sa më të besueshme, ajo që e ka djegur skenarin Rama-Fuga-Rraja në Top Channel ka qenë shpërthimi i gazetares Anila Hoxha e cila ka qenë e pranishme gjatë intervistës në Durrës. E pyetur për përceptimin e saj mbi vërtetësinë e rrëfimit të Xhisielës, gazetarja Hoxha ka rrërfyer një prapaskenë qe me shumë gjasë moderatojra e emisionit jo vetëm që nuk e do ta kishte thënë kurrë, dhe do kishte dashur të mos thuhej.

“Xhisiela gënjeu kur tha që erdha me taksi, sepse ne të dyja e pamë që ajo zbriti nga një makinë e shoqëruar nga disa djem”- i është drejtuar Anila Hoxha moderatores e cila qartazi është kapur gafil nga kjo përgjigje e gazetares që shtoi se “disa gjëra është mirë t’i themi ashtu si 135 janë”.

Paralelisht në studion e TV Klan, gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer një skenë tjetër që përgënjeshtronte versionin që Xhisiela ka servirur në media me urdhër të Rama-Fuga-Rrajas. Prokuroria i ka lënë për një moment vetëm Rexhepin dhe Xhisielën, dhe nga përgjimi ambjental rezulton se djali i deputetit e ka kërcënuar aty për aty ish-të dashurën e tij që të tërhiqte deponimin. U zhgënjyet nga intervistat e Xhisielës sonte? Më fal po çfarë prisnit, që vajza t’i bashkohej lëvizjes ME TOO dhe të thoshte “Po njerëz, Rexhep Rraja ma ka nxirë jetën dhe përdhunimi është gjëja më e vogël që ka ndodhur”.

Në vetëm dy muaj, Xhisiela Maloku ka humbur shumë. Jo vetëm 12 kilogramë siç e tha vetë, jo vetëm lirinë e saj, jo vetëm vajzërinë e saj, por me daljet e sotme në media shpresojmë që ajo të ketë blerë të paktën jetën e saj. Atë më minimalen, ku njeriu thjeshtë mer frymë. Pas gjithë kësaj panorame, shpresoj që ajo ta ketë blerë jetën e saj dhe të jetojë e qetë.

 

Etiketa: bledian kokaXhisiela Maloku
Pas

“Ngacmohej nga Xhelal Mziu”, Arqimandriti: Si e ndihmuam vajzën për tu larguar nga Shqipëria, nuk e mbronte njeri këtu

Para

Dita e 12-të e protestës në Mengel, banorët bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Para
Dita e 12-të e protestës në Mengel, banorët bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Dita e 12-të e protestës në Mengel, banorët bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krimet zgjedhore, SPAK çon në gjyq babain e kandidates së PSD-së në Fier

Gjykata Supreme e SHBA-së kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Donald Trump

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh në Stamboll

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.