09:21 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prej disa ditësh në spital, rëndohet gjendja shëndetësore e Papës

08:59 | 23/02/2025
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prej disa ditësh në spital, rëndohet gjendja shëndetësore e Papës

Në Vatikan, lajmi për përkeqësimin e Papa Françeskut ka krijuar një boshllëk të thellë. Një nga Papët më energjikë të historisë po përballet me probleme në frymëmarrje. Pa fshehur asgjë, pa e dramatizuar. Deri dhjetë ditë më parë, ai ishte ende plotësisht aktiv, mes takimeve dhe angazhimeve jubilare.

Të premten në mëngjes mbajti fjalimet e zakonshme, me pak vështirësi në frymëmarrje dhe në të folur, më pas hipi në makinë dhe u shtrua në spital. Që atëherë, nuk është parë më.

Papa ka ndjekur me përpikmëri trajtimin. Nuk ka lejuar që sekretarët e tij të qëndrojnë me të. Ka vazhduar të punojë, ka pritur Giorgia Melonin dhe pak të tjerë, ka bërë shaka, por nuk ka dashur të tërheqë vëmendje.

Dhe kur në orët e fundit kur u përhap lajmi se gjendja e tij po përkeqësohej, alarmi u shndërrua në lutje.

Paprítur, diskutimet mbi dorëheqjen e mundshme, skenarët hipotetikë dhe intrigat politike veniten. Jashtë, në Sheshin e Shën Pjetrit të ndriçuar nga dielli, dëgjohet gjallëria e turistëve dhe lutjet e pelegrinëve që rreshtohen për të kaluar Portën e Shenjtë. Kur ata ndërthuren, vullnetarët e Jubileut hapin dhe mbyllin gardhet mbrojtëse.

Brenda Vatikanit, në korridoret e heshtura të Shtetit Papnor, mbizotëron pritja. Një botë e mësuar me strategji dhe thashetheme hesht; mbeten vetëm shikimet e shqetësuara, fytyrat e tendosura, pëshpëritjet e pakta. Një situatë gjithnjë e më e ndërlikuar

Për bashkëpunëtorët e Papës, kjo ka qenë një javë e vështirë, e mbushur me shpresë dhe pasiguri.

Në fillim, ndjenja se Papa nuk dorëzohet, se “gaucho” vazhdon të bëjë shaka, se një njeri me forcë të jashtëzakonshme dëshiron të kthehet sa më parë në Shtëpinë Santa Marta. Por më pas, frika se situata po bëhet më e ndërlikuar çdo ditë, se shpresa nuk është shuar, por është dobësuar, duke kërkuar gjithnjë e më shumë vullnet dhe forcë.

Etiketa: papa francesku
Pas

Presidenti i Emirateve të Bashkuara viziton Tiranën, Rama: Jam shumë krenar që Shqipëria mikpret miq, si Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Para

Vodhi çantën me miliona lekë, vihet në pranga 46-vjeçari

Para
Vodhi çantën me miliona lekë, vihet në pranga 46-vjeçari

Vodhi çantën me miliona lekë, vihet në pranga 46-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.