Prej ditës së djeshme, në komunën Occhiobello të Italisë, karabinierët dhe trupat e kërkim shpëtimit kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të një 38 vjeçari shqiptar i cili është zhdukur që prej të shtunës.
e shqiptarit është denoncuar nga bashkëshortja e tij, e cila mbrëmjen e vonë të së shtunës në 27 maj, u paraqit në komisariatin e Castalmassa-s duke denoncuar se bashkëshorti i saj ende nuk ishte kthyer në shtëpi.
Sipas mediave italiane, policia dyshon se shqiptari mund të jetë mbytur në lumin ‘Po’, ndaj edhe kërkimet janë përqendruar në këtë zonë.