EkonomiFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

I prerë Arben Ahmetaj: Fund kompanive me dy bilance

Arben Ahmetaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, ka dalë sot para mediave për të folur më konkretisht për angazhimin e qeverisë për të njohur vetëm një bilanc të kompanive të mëdha.

Ai tha se ky angazhim do të konkretizohet në ditët në vijim me të gjitha detajet. Edhe më parë është përmendur fakti që pas Janarit do t’i jepet fund dy bilanceve nga ana e kompanive.

“Kompanitë e mëdha vijojnë të operojnë me dy bilance. Kemi marrë angazhimin që kompanive tu njihet vetëm një bilanc zyrtar që është i përputhur me pasqyrën tatimore. Do të konkretizohet me të gjitha detajet teknike nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë në ditët në vazhdim”, tha Ahmetaj.

“Së pari ulja e kredive me probleme në ekonomi. Kjo problematikë u trajtua gjerësisht në mandatin e parë. Grupi i punës hartoi një strategji me qëllim reduktimin e kredive me probleme, ku një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Ky plan masash është konsultuar edhe me bankat e nivelit të dytë.

Duhet të vendoset një normë e re në marrëdhënien mes bankave dhe kompanive. Sot niveli i kredive me probleme është 14.4%, rreth 10% më i ulët se viti 2013, e për këtë Banka e Shqipërisë e Guvernatori meritojnë një përshëndetje për punën e tyre.

Me qëllim frenimin e kredive të këqija, kemi ndërmarrë këtë nismë. Në këtë fazë të dytë, kemi fokus të posaçëm te biznesi i madh, duke bërë një skanim të thellë të riskut që janë shfaqur gjatë punës tonë. Bilancet fiktive shmangin detyrimet tatimore, dhe ka fshehje të deklarimit të saktë të pagave”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *