Ditën e sotme kanë dalë në një konferencë për shtyp këshilltari për mediat Tedi Blushi dhe Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj.
Në fjalën e tij Dervishaj ka theksuar se dekreti i Presidentit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve mund të kundërshtohet, nga palët politike ose jot ë cilat nuk janë dakord me këtë vendim vetëm në Gjykatë Kushtetuese, e cila prej kohësh nuk është funksionale në vend.
“Ky akt është bazuar totalisht në pjesët kushteëtuese. Akti i Presidentit referuar marrdhënieve juridiko-shoqërore që ai rregullon, e bënë dekretin e Presidenti një akt me natyrë krejtësisht të veçantë dhe si i tillë askush nuk mund ta gjykoj atë.
Çdo subjekt politik apo jo politik është i lirë që të ngrej pretendimet e tij në gjykatën Kushtetuese apo në çdo gjykatë tjetër.
Presidenti iRapublikës garanton qytetarët se ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë.
Presidenti i Republikës siguron qytetarër se do të votojnë përtej 30 qershorit në një situate të qetë dhe të lirë.
Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re, ai thekson se realizimi I zgjedheve përtej 30 qershorit nuk cënon intereësat e qytetarëve dhe as shërbimëeve që do të marrin në këtë periudheë tranzitore. Këshillat bashkiak aktual do të vazhdojnë mandatin e tyre deri në krijimin e këshillave të rinjë pasardhës.
Këtë nuk e bënë presidenti por është një detyrim që e përcakton ligji. Qytetarëve u sigurohet me ligj vazhdimësia e marrjes së shërbimeve.
Presidenti ripërsërit thirrjen për partitë poltike për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes palëve politike.
Presidenti i Republikës garanton të gjithë qytetarët për vijimësinë e punës së tij dhe shrbimin e plotë të qytetarëve.”-përfundon Dervishaj.