23:01 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Presidenti i IUSY Howard Lee vlerëson LRI-në: Jam i impresionuar, të rinj të talentuar janë zgjedhur në Parlament

20:37 | 19/07/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti i IUSY Howard Lee vlerëson LRI-në: Jam i impresionuar, të rinj të talentuar janë zgjedhur në Parlament

Prej disa ditësh po zhvillohet kampingu i LRI-së në Jalë, me ndryshimin e vetëm se këtë vit të rinjtë e këtij forumi kanë mirëpritur rreth 400 të rinj nga e gjithë bota për festivalin veror të forumit rinore të internacionales socialiste.

Hoëard Lee,  Presidenti i IUSY (International Union of Socialist Youth) në fjalën e tij ka vlerësuar angazhimin e të rinjve të LRI-së në politikën shqiptare.

Presidenti i forumit botëror të të rinjve sociallistë, ka vlerësuar LSI-në për mbështetjen që i ka ofruar të rinjve, duke i zgjedhur për t’u përfaqësuar edhe në Parlament.

“Jam i impresionuar se si të lidershipi i të rinjve në politikë është aplikuar në Shqipëri si rrallë herë në ndonjë vend tjetër, ku shohim Kejdin zv. Presidenten e IUSY e cila u rizgjodh sërish deputete në Parlament, ku shohim Floidën apo Endritin të cilët do të jenë deputetë në parlamentin e ri në Shqipëri. Këta janë të rinj të talentuar në politikë, të cilët u zgjodhën nga njerëzit për t’i përfaqësuar ata në Parlament. Dhe kjo sigurisht ka ardhur dhe nga mbështetja e lidershipit të LSI-së dhe mendoj që është diçka që duhet të përqafojnë dhe ta përgëzojmë të gjithë.”

INTERVISTA

 Si President i IUSY-t, çfarë mund të na thoni për aktivitetin që po zhvillohet prej 5 ditësh në Jalë?

Jam shumë i lumtur dhe shumë i impresionuar gjatë 5 ditëve të qëndrimit këtu. Kam parë një energji të jashtëzakonshme, bashkëpunim dhe angazhim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e LRI-së në asistimin, organizimin dhe mikpritjen që na kanë ofruar këtu në Jalë në kongresin botëror të IUSY, ku jemi mbledhur delegatë nga e gjithë bota, me pothuajse 1000 pjesëmarrës dhe përfaqësues nga rreth 50 vende të ndryshme të botës. Në këtë aktivitet kemi diskutuar dhe debatuar me ide dhe zgjidhje për sfidat që përballen të rinjtë sot në botë. Jam i impresionuar se si të lidershipi i të rinjve në politikë është aplikuar në Shqipëri si rrallë herë në ndonjë vend tjetër, ku shohim Kejdin zv. Presidenten e IUSY e cila u rizgjodh sërish deputete në Parlament, ku shohim Floidën apo Endritin të cilët do të jenë deputetë në parlamentin e ri në Shqipëri. Këta janë të rinj të talentuar në politikë, të cilët u zgjodhën nga njerëzit për t’i përfaqësuar ata në Parlament. Dhe kjo sigurisht ka ardhur dhe nga mbështetja e lidershipit të LSI-së dhe mendoj që është diçka që duhet të përqafojnë dhe ta përgëzojmë të gjithë. Ne socialistët dhe progresistët përfaqësojmë vlerat e lirisë, drejtësisë, solidaritetit dhe demokracisë dhe mendoj se këtu në Shqipëri shikojmë një shembull të mirë të kësaj, sidomos në drejtim të solidaritetit. Shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës janë socializuar dhe janë miqësuar me njëri tjetrin dhe kjo po ndodh këtu në Festivalin Botëror të IUSY-t që po zhvillohet në Jalë.

 Sa e rëndësishme është për ju përfshirja e të rinjve në politikë dhe në vendimmarrje?

Kur unë u zgjodha President i IUSY-t dy vjet më parë në Shqipëri, në Tiranë, mesazhi kryesor i fushatës sime gjatë kandidimit ishte i përqendruar te rëndësia e lidershipit të të rinjve në politikë, ku ne duam që të rinjtë të mos jenë vetëm liderët e së ardhmes, por edhe liderët e të tashmes. Sepse të rinjtë e të sotmes duhet të përballen me sfidat dhe shqetësimet e së nesërmes, kështu që të rinjtë duhet të jenë më shumë lidera sot, se sa nesër.

 Cili është komenti juaj për vendimin e LSI për të kandiduar sa më shumë të rinj në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në 25 qershor?

Unë jam shumë i lumtur që shohim këtu në Shqipëri, që Kejdi, Floida dhe shumë të rinj janë zgjedhur në parlament. Mendoj që kjo çështje nuk ka vend fare për tu vënë në diskutim. Të rinjtë duhet të përfshihen në politikë në nivelet më të larta dhe në çdo nivel të politikës. Dhe këtu shohim që në Shqipëri kjo gjë është realizuar shumë mirë. Ajo që mendoj se është më impresionuese është fakti se të rinjtë e LSI janë përfshirë në krye të listave të kandidatë për deputetë, duke u përzgjedhur edhe përpara liderëve, politikanëve dhe personaliteteve të tjera në parti.  Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse nëse ne duam përfshirjen e të rinjve në politikë kjo është rruga e duhur, sepse ne besojmë se kjo është një gjë absolutisht e rëndësishme. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Howard Lee
Pas

Nuk ka prova për Klement Balilin, prokuroria shqiptare akuzë palës greke

Para

Dardan Molliqaj dorëhiqet nga pozita e sekretarit të Vetëvendosje-s: U konsultova me Visar Ymeri

Para
Dardan Molliqaj dorëhiqet nga pozita e sekretarit të Vetëvendosje-s: U konsultova me Visar Ymeri

Dardan Molliqaj dorëhiqet nga pozita e sekretarit të Vetëvendosje-s: U konsultova me Visar Ymeri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.