Presidenti Meta në një status në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar paraditen e sotme me numrin 2 të LSI-së, Petrit Vasili.
“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.
Mëngjesin e sotëm presidenti e ka nisur me një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha, të cilit i parashtroi të njëjtën kërkesë për të qenë të përgjegjshëm, në këtë moment delikat për vendin.
I vetmi që refuzoi takimin me Metën është kryeministri Edi Rama, me pretendimin se ishte shumë i zënë në fushatën për zgjedhjet e së dielës. E megjithatë mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë gjeti kohë që të bënte not, në një ambient pranë zyrës së Metës, duke shprehur qartësisht hapur dëshirën për bashkëpunim.
(E.K/Faxweb.al)