21:43 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti Nishani i jep atdhetarit Themistokli Gërmenji dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

23:43 | 14/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Presidenti Nishani i jep atdhetarit Themistokli Gërmenji dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar sot në presidencë atdhetarin dhe patriotin e shquar, Themistokli Gërmenji (pas vdekjes) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Atdhetar i shquar, prijës i përmendur i lëvizjes patriotike kombëtare për Pavarësinë e Shqipërisë dhe çlirimin e trojeve të saj, kryesisht i përpjekjeve për shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës”.

Kreu i Shtetit ia dorëzoi dekoratën e lartë Kryetares së Këshillit të Qarkut Korçë, Ana Verushi, e cila në prani të autoriteteve vendore, akademikëve e studiuesve dhe trashëgimtarëve të patriotit-simbol të identitetit kombëtar, u zotua se vlerësimi dhe dekorata do të ruhet dhe do të ekspozohet në shtëpinë-muze të Themistokli Gërmenjit.

“Është fjala për një figurë të shtrenjtë të panteonit tonë të heronjve kombëtarë si Themistokli Gërmenji, kujtimi i të cilit na ka mbledhur sot në këtë sallë. Emri dhe vepra e Themistokli Gërmenjit janë vlera jo vetëm të një kohe të asaj periudhe të turbullt dhe kanosëse që kaluan shqiptarët në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX, por ato ende vazhdojnë të rrezatojnë fuqishëm në kujtesën tonë kolektive edhe në këtë epokë të globalizmit që ka përfshirë të gjithë botën. Ato janë para së gjithash simbole të rralla të identitetit tonë shtetëror me çelësin e të cilit, paraardhësit tanë hapën derën e Pavarësisë sonë prej nga vërshoi vrullshëm vullneti i këtij populli për të ngritur shtetin e ri, si të tilla emri dhe vepra e tij nuk i përkasin aspak dhe vetëm atij qyteti të mrekullueshëm, Korçës së vyer e të shtrenjtë, për të cilën thuri ëndrrat më të bukura Ai nuk është thjesht biri i trevës së Korçës. Pikë së pari ai është djali i adhuruar i të gjithë shqiptarëve të sotëm të brezave të shkuara, të tanishme dhe të atyre që do të vijnë, për arsye se ai mendoi e veproi, punoi e luftoi për një Shqipëri të lirë e të përjetshme që do ta gëzonin të tërë banorët e krahinave dhe trevave në mbarë territoret ku flitet gjuha jonë e bukur shqipe.”, tha Nishani në fjalën e tij.

Kreu i Shtetit evidentoi rolin e Themistokli Gërmenji si arkitekti i Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin të Korçës kur më 28 Nëntor 1912 ngriti flamurin kuq e zi dhe ku njohu autoritetin e qeverisë së re të Ismail Qemalit, emigrimin e tij të dytë në Bullgari pas pushtimit të vendit, aktivitetin e tij politik me botimin e revistës “Biblioteka Zëri i Shqipërisë” në Sofje, e cila u kthye në një tribunë e çështjes shqiptare, zëri i së cilës arriti të ngacmonte dhe vëmendjen e administratës së Presidentit amerikan Willson.

 

42

 

Etiketa: dekoratenishanithemistokli germenjivleresim
Pas

“Vipi” Getoar, e shoqëron makina e policisë (FOTO)

Para

10 fjalët më të kërkuara në Google për 2016-ën

Para

10 fjalët më të kërkuara në Google për 2016-ën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.