Gazeta prestigjoze “Off Guardian I ka kushtuar një artikull të gjatë situatës politike në vendin tonë ku radhit mënyrën se si Kryeministri Edi Rama erdhi ë pushtet, përballjen e opozitës me fenomenin e blerjes së votës dhe kanabizimit të vendit, djegien e mandateve dhe çfarë pritet të ndodh në ditët në vijim.
Gazeta shkruan se Rama pasi ka siguruar 74 mandate dhe me largimin e opozitës nga Kuvendi, ka nisur përpjekjet për krijimin e grupeve të reja parlamentare si dhe themelimin e disa partive të vogla që të futen në zgjedhje që kështu ti fitojë të gjitha bashkitë në rang vendi.
Ajo shkon më tej duke shkruar “Me qeverinë qëndrore dhe lokale nën kontroll të plotë, dhe një parlament nën sundimin e tij, kryeministri Rama mund të gëzonte gjithashtu atributet e një monarkie të lashtë”.
Më poshtë artikulli i plotë:
Gadishulli i Ballkanit njihet si “fuçi baruti” i kontinentit evropian. Në Shqipëri, kjo “fuçi baruti” duket se shpërthen mjaft shpesh për shkak të konflikteve të shpeshta politike. Për çdo vëzhgues të huaj, kriza e vazhdueshme politike në këtë vend duket absurde, por për popullin shqiptar është një realitet i ashpër që i prek ato nga pikëpamja shoqërore, ekonomikisht, si dhe rrezikon integrimin evropian të vendit në BE.
Çfarë po ndodh në Shqipëri? Pse fuçia e barutit ka shpërthyer sërish? Dhe pse, shqiptarët janë të frikësuar se ky konflikt politik mund të përshkallëzohet në një konflikt civil?
Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të tre partitë kryesore arritën këto rezultate:
Partia Socialiste e Shqipërisë – 764,791 vota – 48,34% – 74 vende
Partia Demokratike e Shqipërisë – 456,481 vota – 28,85% – 43 vende
Lëvizja Socialiste për Integrim – 225,975 vota – 14,28% – 19 vende
Partia Socialiste siguroi vende të mjaftueshme për të sunduar si shumicë në qeveri. Por procesi zgjedhor u kundërshtua kohët e fundit nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin për shkak të ekspozimit të dosjeve hetimore 339 dhe 184 në të cilat ministrat, kryetarët dhe figurat e tjera kryesore të Partisë Socialiste u përfshinë në bashkëpunimin me krimin e organizuar në mënyrë që për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar rezultatet.
Ndërsa po afroheshin zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, partitë e opozitës i tërhoqën mandatet e tyre nga parlamenti, pra 60 nga 140 vende, duke e lënë shumicën (PS) të ulet dhe të sundojë vetëm në parlament. Dy partitë opozitare, që përfaqësojnë 43% të votuesve janë tashmë jashtë parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, manovrimi i shpejtë i të cilit nuk ka të bëjë me dorëheqjen, as bisedimet, por zëvendësimi i vendeve parlamentare me kandidatë të pavarur të cilët nxituan të përfitojnë nga një mundësi e tillë, duke krijuar opozitën e re të projektuar nga vetë kryeministri.
Përkundër shtimit të deputetëve të rinj, Parlamenti shqiptar ende nuk është në kapacitetin e tij të plotë, sepse ka shumë vende të lira, një fakt që ngre ligjërisht shumë çështje kushtetuese.
Përveç kësaj, për të shmangur dështimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Rama po inkurajon dhe mbështet, madje edhe ngritjen e partive të vogla, për t’u regjistruar në Kolegjin Zgjedhor. Me një manovër të tillë, pa opozitën, PS do të sigurojë fitimin e çdo bashkie në vend. Me qeverinë qendrore dhe lokale nën kontroll të plotë, dhe një parlament nën sundimin e tij, kryeministri Rama mund të gëzonte gjithashtu atributet e një monarkie të lashtë.
Prandaj, gjatë javëve të fundit, mijëra njerëz tubuan në rrugët e Tiranës, veçanërisht para kryeministrisë dhe Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhja e vetme e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë mandatit të parë të kryeministrit Edi Rama, Shqipëria ka marrë raporte të shpeshta negative nga Departamenti i Shtetit dhe disa institucione të huaja në lidhje me nivelin e lartë të korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit të kanabisit dhe kontrabandimit të drogës. Mediat botërore kanë ngritur shumë paralajmërime rreth kultivimit të kanabisit të vendit. Policia e Shtetit thuhet se është përfshirë në aktivitete të tilla dhe deri në këtë moment disa krerë të rretheve të policisë kanë ikur nga vendi, të cilët janë shkpallur në kërkim nga autoritetet por që janë ende të lirë.
Në vitin 2016 një raport italian dhe gjerman tregoi se në të gjithë vendin kishte 363 fusha të mbjella me kanabis. Ky raport u mbajt sekret nga qeveria dhe kur u ekspozua nga disa media të pavarura u mohua megjithatë, ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit u nis një hetim pasi akuzohet për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Të ardhurat financiare nga aktiviteti i kanabisit u vlerësuan në 5 miliard euro, gjysma e PBB-së së vendit. Partitë e opozitës pohuan se këto para u përdorën për të siguruar fitore në zgjedhjet parlamentare, si dhe lavanderi për para. Ishte kjo përvojë e hidhur e kaluar që detyroi partitë opozitare të ndërmarrin vendimin radikal të bojkotimit të parlamentit dhe sabotimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Shqipëria duket se po shkon drejt një konflikti civil. Në qershor, Komisioni Europian pritet të refuzojë edhe një herë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo do të jetë një lëndë djegëse shtesë për situatën aktuale. Institucionet ndërkombëtare po vëzhgojnë me durim, duke pritur që stuhia politike shqiptare të pushojë. Një stuhi që duket se përfundon vetëm me vendimin për të hequr dorë nga një njeri: Kryeministri shqiptar, Edi Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)