Ashtu siç e kemi lajmëruar edhe më herët padyshim që muaji prill pritet të jetë mjaft i ngjeshur përsa i përket zhvillimeve politike.
Tashmë në zyrat e Kuvendit në mbledhjen e Kryetarëve është vendosur edhe data e nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Ri.
Nga ajo që mësohet është data 19 Prill ajo që do të sjellë raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit. Kjo datë është propozuar dje dhe nga ana e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçit.
Në këtë raund kujtojmë se është e nevojshme të jenë 84 vota pro për të kaluar. Pra nevojitet një konsensus me bazë të gjerë.
Nga ana tjetër në datën 18 prill pritet të mbahet një tjetër seancë e jashtëzakonshme në Kuvend ku do të votohet për pjesën e mbetur bosh në Komisionet ‘ad hoc’ të Vettingut.
Deri më tani nuk ka një emër konkret për postin e Presidentit po nga ajo që janë shprehur palët do të synohet të ketë një figurë konsensuale. (E.K/SHUPLAKA)