Në arkivin austriak ndodhet edhe një letër që Princ Vidi i dërgonte Presidentit të SHBA-ve të asaj kohe, Woodrow Wilson.
Sipas gazetarit Ilir Ikonomi, letra është e datë 8 maj të vitit 1914, e cila është dërguar nga Pallati Mbretëror i Durrësit.
Ikonomi thotë se kjo mund të jetë komunikimi i parë i shtetit shqiptar me një president amerikan.
“Interesi që keni treguar gjithmonë ndaj vendit tim më bën të shpresoj se do të më akordoni miqësinë tuaj dashamirëse për të forcuar pozitën ndërkombëtare të shtetit të ri, i cili është i destinuar të luajë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e Ballkanit”, shkruan ndër të tjera Vidi. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”851″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]