00:03 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prishje imazhi të turizmit dhe aspak mikpritje, përzihet jahti luksoz në Durrës

16:37 | 05/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Superjahti luksoz ankorohet në Portin e Durrësit, pamjet që humbën sot durrsakët e karantinuar

Në kulmin e krizës së koronavirusit, kur turizmi pritet të jetë një ndër sektorët më të prekur, porti i Durrësit i vizitua nga një prej jahteve më të famshëm në botë për madhësinë, luksin, por edhe profilin e tij.

Por, ndryshe nga sa mund të pritej, kjo ishte një vizitë që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme duke lënë një shije tepër të hidhur për udhëtarët, por edhe një njollë të madhe për turizmin shqiptar.

Jahti 88 metra i gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur zbardhjen e ditës për t’u ankoruar me qëllim furnizimin me karburant si edhe ushqime, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Mesohet se të përballur me një papërgjegjshmëri dhe arrogancë të autoriteteve shqiptare duke mos u dhënë mundësinë për të furnizuar, drejtuesit e jahtit u detyruan të largohen nga porti i Durrësit pa marrë as karburant dhe as ushqime, ndërsa kapiteni u kërcënua me gjobë të majme dhe burg.

Jahti “Maltese Falcon” kërkoi leje që të futej në port të premten në mëngjes me qëllim furnizimin me karburant dhe ushqime.

Mësohet se kapiteneria e portit lejoi futjen e tij, por për arsye ende te paqarta leja u dha shumë vonë duke bërë që jahti të mos mundej të furnizohej brenda orës 13:00, orari limit i lejuar për shërbime të tilla pasi më vonë fillon ndalim qarkullimi për shkak të masave kundër koronavirusit.

Në pamundësi për t’u furnizuar, kapiteni i jahtit kërkon leje që të qendrojë në port deri të hënën, datë 6 prill në mënyrë që të bënin furnizimet dhe të largoheshin, por në këtë moment janë përballur me urdhrin e prerë të autoriteteve portuale duke i thënë kapitenit se duhej të largohej pasi do gjobitej dhe burgosej.

Kërkesa për t’u larguar menjëherë nga porti lidhej me një urdhër të Autoritetit të Porteve, sipas të cilit kroçerat dhe jahtet do të qendronin në portet dhe radat shqiptare vetëm për furnizim dhe pastaj duhej të largoheshin.

Urdhri doli pak ditë më parë me qëllim mospengimin e anijeve tregtare për t’u ankoruar dhe sjellë mallra për të mundësuar furnizimin e tregut në mënyrë të pandërprere.

Por, ky nuk duket të jetë rasti për jahtin e famshëm “Falcon Maltese”, pasi siç duket edhe në foton e mësipërme, në kalatën ku ata donin të qendronin ndodheshin vetëm tre anije dhe kishte hapësirë të konsiderueshme për të ankoruar.

Përmes presionit, jahti ëshë nxjerrë nga kalata në orët e vona të ditës së shtunë, ndërsa kapiteni nuk ka duruar më dhe ka vendosur të largohet përfundimisht nga ujërat shqiptare pa marrë as furnizimet e nevojshme, si ushqimet dhe karburanti.

Efekti negativ
Ardhja e një jahti si “Maltese Falcon” nuk është një ngjarje e zakontë për portet shqiptare në çdo rast ai bëhet lajm atje ku shkon, por duket se kësaj radhe është bërë për keq, dhe shkak janë bërë autoritetet shqiptare.

Eksperti i turizmit, Auron Tare shpjegon për abcnews.al se një ngjarje e tillë, pra përzënia në këtë mënyrë e një jahti gjigant, të një prej kompanive më të mëdha të marketingut në botë, siç është “Omnicom Group” krijon një imazh tepër të keq për turizmin shqiptar, i cili është konsideruar si një ndër sektorët prioritarë për zhvillimin e vendit.

“Omnicom Group” është një ndër kompanitë më të mëdha botërore të Marketingut, Marrëdhënieve me Publikun dhe shërbimeve të ngjashme dhe duke përzënë me kërcënime jahtin e saj, duket se të paktën kësaj radhe Shqipëria e ka humbur provimin sa i përket joshjes së vizitorëvë për të ardhur në vendin tonë.

Etiketa: Auron Tareskandal ne portin e durresit
Pas

Nëna e dy fëmijëve vetëvaret për shkak të skamjes e varfërisë, Rama deklaronte: Nuk vdes njeri për bukë

Para

“Nuk ka argumenta shkencore” Fuga kritikon deklaratën e Akademisë së Shkencave: Nuk është e konsultuar, shtrembërim që deformon të dhënat për COVID-19

Para
Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave, flet Artan Fuga: Puç institucional

"Nuk ka argumenta shkencore" Fuga kritikon deklaratën e Akademisë së Shkencave: Nuk është e konsultuar, shtrembërim që deformon të dhënat për COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.