Probleme shfaqen nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare në Maqedoni. Mesfushori Eros Grezda rrezikon të mos luajë në përballjen e sotme për shkak të një helmimi ushqimor.
Burime pranë stafit kuqezi thonë se futbollisti ka pësuar helmim ushqimor dhe nuk është në gjendjen më të mirë., shkruan ‘’Panorama Sport”,.
Stafi mjekësor po monitoron situatën e tij, ndërsa do të bëhen edhe disa analiza për të kuptuar më mirë gjendjen e tij.
Kjo ka bërë që prania e Grezdës të jetë në dyshim për sfidën e sotme, duke i dhënë më pak mundësi trajnerit Panucci për të bërë ndryshime në formacion ku mesfushori luante në të dy krahët.
(E.K/SHUPLAKA)