Në Tiranë disa zona të qytetit nuk do të ketë ujë gjatë orëve të para të paradites. Zonat që do të kenë ndërprerje uji janë: Sauk i Ri, Sauk i Vjetër, Shkozë, Qesarakë dhe Rr. Shefqet Kuka.
DETAJE:
Furnizim i kufizuar gjatë pjesës së pare të ditës në disa zona! Gjatë orëve të natës, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në zonën ku kalon linja e transmetimit që vjën nga burimet e Shën Mërisë, është dëmtuar linja në një segment të saj. Kolegët janë angazhuar që në momentin e parë dhe po vijojnë të punojnë për riparimin e saj dhe rikthimin në gjendjen fillestare.
Si pasojë e punimeve që kryhen, gjatë ditës së sotme do të vërehen kufizime në furnizim gjatë pjesës së parë të ditës për zonat Sauk i Ri, Sauk i Vjetër, Shkozë, Qesarakë dhe Rr. Shefqet Kuka.
Ujësjellësi i Tiranës po punon intensivisht për rikthimin në normalitet të linjës së transmetimit për të vijuar me furnizimin normal për të gjithë zonat e përmendura me lart brenda ditës së sotme. (J.V/Faxweb)