Banorët e Bërxullës kanë dalë edhe sot në protestë kundër projektit thumanë Kashar, ku pritet të prishen 20 banesa. Banorët janë shprehur se ata nuk janë informuar për asgjë, as nga bashkia dhe as nga firma.
Ndërkohë ata kanë thënë se çmimi me të cilën ata do të dëmshpërblehen është rreth 4500 lekë të vjetra, që sipas tyre është qesharak.
“Unë prekem nga kjo rrugë, edhe te shpia. Ky Gener 2 është një firmë hajdute, sa na pa u larguan dhe lanë punimet dhe ikën. Kjo duket qartësisht mashtrim, janë hajdutë, kanë mbushur gropat e bregut të lumit. Paturpësia më e madhe.
Absolutisht nuk dimë asnjë gjë fare. Nuk kemi asnjë lloj njoftimi. Hudh firmën thanë. Cmimi i referencës 4500 leke te vjetra per m2, sa një shishe vaj misri. Çmim qesharak. ku të shkoj , ku të mbytem me fëmijë. Si u shembka shtëpia, kam punuar me vite për të ndërtuar këtë shtëpi. Unë jam invalid, 5 unaza i kam bërë, po nuk mora njëri me vete nuk iki. Kush vë shkelm te toka ime do e zhduk, do vras edhe veten. na kanë mashtrua”– u shpreh nje prej banoreve.