02:41 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

12:12 | 23/06/2025
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy vëllezër për vrasje me paramendim, tre të tjerë të akuzuar për përkrahje dhe moskallëzim krimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë persona të përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 7 dhjetor 2023 në qytetin e Fierit.

Dy vëllezërit, K.G. dhe A.G., akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, ata kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit tip “Porsche Cayenne” të drejtuar nga shtetasi E.J., 41 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Po ashtu, tre persona të tjerë janë proceduar penalisht për përfshirje indirekte në ngjarje:

  • R.P., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302/1),

  • A.L., për “Moskallëzim krimi” (neni 300),

  • E.Xh., për “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” (neni 305/b).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, në rrugën “Kujtim Majaci”, ku viktima është qëlluar teksa ndodhej brenda mjetit të tij luksoz.

Prokuroria thekson se hetimet kanë qenë të plota dhe dinamike, duke përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së personave të dyshuar.

Institucioni i akuzës shprehet i vendosur për të vijuar ndjekjen penale të çdo akti kriminal që cënon jetën dhe sigurinë publike.

Pas

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë

Para

Kadastra e Ullirit/Regjistrime të reja në Fier dhe Vlorë,cilat janë zonat e përfshira

Para
Kadastra e Ullirit/Regjistrime të reja në Fier dhe Vlorë,cilat janë zonat e përfshira

Kadastra e Ullirit/Regjistrime të reja në Fier dhe Vlorë,cilat janë zonat e përfshira

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.