Prokuroria e Gjirokastrës hedh poshtë hipotezën e bullizmit në rastin e vetëvrasjes së 15-vjeçares Irsa Muçollari. Autoritetet theksojnë se nuk ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova konkrete se bullizimi ka luajtur një rol të drejtpërdrejtë në këtë tragjedi. Në fakt, prokuroria pret me interes hapjen e telefonit të viktimës, që shihet si “çelësi” i zgjidhjes së çështjes. Nga ana tjetër prokuroria hedh poshtë edhe përmbajtjen e letrës të shpërndarë në media duke shtuar se bëhet fjalë për një detyrë shkolle në 9-vjeçare, që trajtonte tematikën e bullizmit dhe veshjes, por që nuk përputhet me përmbajtjen e letres që është shpërndarë në media. Prokuroria nuk ka reaguar më parë për shkak të hetimeve dhe verifikimeve të nevojshme.
Në paralel me këto hetime, autoritetet kanë kërkuar ekspertime mjeko-ligjore dhe kompjuterike, të cilat pritet të ndriçojnë më tej rreth shkaqeve të ngjarjes. Në analizë janë përfshirë edhe dy psikologë klinikë, të cilët do të vlerësojnë ndikimin psikologjik dhe faktorët e mundshëm.