Pak ditë më parë kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish-ministrin Niko Peleshi, lidhur me skandalin e futjes së pesticideve të ndaluar në vendin tonë, në kohën kur ai ishte në krye të Bujqësisë.
Kjo për faktin se prej disa ditësh është denoncuar rihedhja në treg e “Silikon Mix”, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është bërë më urdhër të paligjshëm nga ana e ish-ministrit Peleshi.
Për këtë ka reaguar sot në një deklaratë për mediat Drejtori i Përgjitshmëm i MBZHR, Arjan Jaupllari në lidhje me plehun EC fertilizer “Silikon mix”.
Sipas Jaupllarit “referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.”
Kështu që po sipas tij “nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fund firmoset nga ministri.
Theksojme se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit.
Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut.”
Reagim i Drejtorit te Pergjithshem Arjan Jaupllari ne MBZHR në lidhje me plehun EC fertilizer “Silikon mix”
Reagimi i plotë
Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, të cilat kanë qarkulluar në disa media, MBZHR në funksion të informimit të publikut sqaron si më poshtë:
Duke u referuar dokumentacionit të venë në dispoizion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emrtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi.
Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.
Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike.
Në Bashkimin Evropian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”.
Silikon mix, apo formulime të tjera intelegjente qarkullojnë sot në Evropë, SHBA dhe në gjithë botën si plehra EC fertilizer, ku përqëndrimi i silicit shkon deri në 20%, kurse alternativa me emërtimin “silicon mix” ka në përbërjen e tij 2% silic.
Dua të sqaroj publikun se praktika, nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fiund firmoset nga ministri.
Theksojme se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit.
Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut.
Siguria ushqimore është siguri kombëtare! Nëse deri para pak vitesh ky ishte një sllogan, ai u bë kryefjala e punës së ministrisë dhe vazhdon të jetë akoma me më shumë forcë.
Angazhimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Rama për garantimin e sigurisë ushqimore në vend është absolut.
Thënë kjo, i bëj thirrje të gjithë aktorëve të informimit të publikut në vend të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë alarme të pavërteta në publik.
Nga ana tjeter, MBZHR dhe AKU fton të gjithë mediat dhe qytetarët t’i bashkohen me forcë sfidës tonë të përbashkët për të garantuar siguri në ushqimet tona.
Më lejoni t’i bëj një thirrje të veçantë edhe profesionistëve të shëndetit, të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit, se nuk duhet të ndikohen nga askush dhe të jenë të pavarur në mendimet e tyre shkencore të bazuara në evidencë dhe përgjegjësi profesionale.
Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të përmbushur misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të konsumatorit shqiptar si dhe në mbrojtje të interesave të operatorëve të biznesit dhe fermerit shqiptar.
(M.Q/Faxweb.al)