“Twitter” ka njoftuar së fundmi se ka pezulluar 376.890 profile në pjesën e dytë të 2016-ës për shkak të promovimit të terrorit, i cili paraqiste rritje prej 60% krahasuar me 6 muajt e parë të vitit të kaluar.
Me bllokimin e fundit, numri i profileve të suspenduara prej gushtit të vitit 2015 arrin në 636,248, kur “Twitter” i shtoi përpjekjet për ndaljen e “ekstremizmit të dhunshëm”.
Rrjetet sociale gjenden nën presionin e qeverive anembanë botës, që kërkojnë bllokimin e militantëve që përdorin internetin për rekrutim dhe për lansim të sulmeve.
Në njoftimin e saj, kompania “Twitter” u shpreh se kërkesat e qeverive për të dhënat e shfrytëzuesve janë rritur 7% në pjesën e dytë të vitit 2016, krahasuar me pjesën e parë të vitit të kaluar.
(XH.A/SHUPLAKA)