Kryeministri Edi Rama i cili po flet drejtpërsëdrejti nga Lezha ku ka mbajtur mbledhjen e qeverisë ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve të Torovicës të cilët i kërkuan rrugën e tyre.
“I përshëndes sepse kjo do të thotë se pavarësisht se kur e kishin në dorë ta bënin, i bënë atë që s’duhet dhe tani kërkojnë ta bëjnë përmes nesh”.
Rama tha se edhe kjo rrugë do të bëhet, ndërsa për protestën, deklaroi që i falenderon ata që protestuan pavarësisht se sipas tij janë të nxitur nga ata që e kishin në dorë ta bënin rrugën por nuk e bënë, ndërsa tani nxisin protesta.
Rama tha se ajo rrugë do të bëhet brenda këtij mandati, por tha se nuk është prioritet, duke shtuar se aksi Milot-Balldren është prioriteti kryesor.
(B.H/Faxweb)