Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së biznesit të vogël për mbylljen e qepenave.
Në një reagim në Facebook, Rama shkruan se protesta është një tallje me njerëzit nga ana e politikanëve pa atdhe, referuar deputetëve opozitarë që morën pjesë në protestë.
Rama sqaron se tregjet bashkiake që ulën qepenat, nuk janë pjesë e skemës së TVSH-së.
“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”,-shkruan Kryeministri.
(F.G/Faxweb.al)