Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në fjalën e tij në protestën e opozitës e cila po mbahet në Bulevardin “Zogu i Parë” ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestë. Ai i lajmëroi ata se ditët e ardhshme do të vihen në dijeni për denoncimet e panumërta në të cilën ata e quajnë masakër zgjedhore rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe se kancelaritë në botë do të vihen në dijeni për këtë çështje.
“Faleminderit që keni ardhur sot në këtë protestë të parë për demontimin e farsës së 11 majit. Do të vijeni në dijeni ditët e ardhshme për denoncimet tona të panumërta.Ne do të lajmërojmë të gjithë kancelaritë në botë për këtë masakër zgjedhore, tha Kelliçi.