Gjatë ditës së sotme, më herët u mbajt protesta e rithemelimit kundër Erion Veliajt. Protesta e Rithemelimit dhe qytetarëve para bashkisë së Tiranës u shoqërua me dhunë, flakadanë dhe molotovë.
Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Pas proestës ka reaguar ambasada e SHBA. Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, thekson se dënon përplasjet, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.
Reagimi i ambasadës së SHBA:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.
Discussion about this post