Arben Kola, aktivist për çështjen e Valbonës ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në ‘’Fax News”.
Kola u shpreh se ndaj banorëve të kësaj zone po bëhen shantazhe të ndryshme nga ana e qeverisë. Sipas tij në zonë janë shtuar kontrollet nga ana e tatimeve dhe OSHEE-së.
Ky është një rast tipik mafioz, kanë marrë lejen dhe ok-in nga ana e qeverisë dhe po e përshejtojnë projektin.
Sipas tij vetëm në një ditë në Valbonë shkojnë rreth 100 turistë, që shprehen të habitur me atë që ndodh atje.
“Po dërgohen nga dy herë në javë punonjës të tatimeve dhe të OSHEE-së, a nuk është kërcënim kjo?! Ky është një shantazh i pastër ndaj banorëve. Në 20 Janar do të jetë protesta e rradhës që kjo kauzë most ë zbehet. Mediat kombëtare e kanë censuruar këtë kauzë.
Janë bërë pesimistë njerëzit me ndikim në zonë, përhapin fjalë se çështja është e mbaruar. Pse të mos anullohet ndërtimi në zonë.
Hapja e rrugëve të reja dhe të tuneleve është një masakër e vërtetë që po i bëhet këtij parku. Valbona është e të gjithë shqiptarëve, dhe mbrojtja e saj është detyrë e të gjithëve ne.
Duhet të bllokojmë rrugën me çdo mjet demokratikë, në mënyrë që të përbëjmë lajm”, u shpreh Kola.
(E.K/FAXWEB)