Banorët dhe pronarët e disa subjekteve në Spille po protestojnë kundër prishjes së objekteve të tyre.
Faxweb raporton se rreth 40 subjekte që operojnë në plazhin e Spillesë rrezikojnë shembjen pas sinjalizimeve të marra në formë verbale nga IKMT-ja.
Biznesët shprehen se kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë.
Ndërkohë që banorët shprehen që po u bëhet presion për prishjen e objekteve, pavarësisht se i kanë me leje nga bashkia e Rrogozhinës.
Kreu bashkisë se Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i kontaktuar nga Fax News shprehet se kjo është një histori që lidhet me hetimin ndaj tij.
“Kjo është një histori që lidhet me hetimin ndaj meje, nuk ka përse të penalizohet investitori. Investimet dhe lejet e dhëna janë në përputhje me ligjin për zhvillimin turistik të zones.
Në një kohë që ende nuk ka një vendim gjykate për hetimet e nisura, nuk mund te bëhet prishja e objekteve”
(M.Q/Faxweb)