Gazment Bardhi foli për mediat pas seancës së sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë për 4 të arrestuarit pas protestës së 20 shkurtit.
Bardhi tha se Gjykata vërtetoi që të katër protestuesit u morën peng nga policia.
Ai shtoi se dje është bërë një kallëzim penal për policët dhunues dhe një ankesë në AMP.
Gazment Bardhi: Gjykata vërtetoi me vendimin e saj që Andrea, Kindi, Ismet dhe Bledari ishin prej dy ditësh të marrë peng nga policia e shtetit si të burgosur politik. Denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj tyre. Secili prej punonjësve të identifikuar me emër, mbiemër dhe është bërë dje kallëzim penal dhe një ankesë në AMP. Dua t’i bëj paralajmërim se dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe ka pasoja personale. Çdo person me uniformë duhet të respektojë ligjin dhe nuk mund të ushtrojë dhunë nën autoritetin e punonjësit të policisë. Secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi penale. Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë protestuesit. Askush nuk shkeli ligjin, kanë qenë të lirë. Nuk kishte asnjë arsye as për t’i shoqëruar dhe marrë peng nga policia. Me një polici që drejtohet nga persona të lidhur me krimin mund të presësh, duke nisur nga ministri i brendshëm dhe gjithë zinxhiri komandues.
Discussion about this post