“Manipulime, presione e dhunë në zgjedhjet për Dekan në Fakultetin Filologjik në UT.” Kështu ka deklaruar deputeti i PD-së Luçiano Boçi. Duhet të theksojmë që në këto zgjedhje janë dy kandidatë Sabri Laçi dhe Aljula Jubani.
Mësohet se Laçi është shpallur fitues me pak më shumë se 50 % të votave. Sipas Boçit votat janë marrë me kërcënime e joshje dhe ka publikuar disa mesazhe. që i kanë ardhur nga sutdentët e këtij fakulteti.
Reagimi:
Manipulime, presione e dhunë në zgjedhjet për Dekan në Fakultetin Filologjik në UT.
“Tren bullgar”, joshje, votim i pedagogut tek kutia e studentit e anasjelltas.
Zgjedhje katrahure dhe të turpshme.
Kjo ishte situata që vazhdon dhe sot sipas të gjitha deklarimeve që bëhen.
Në lojë dhe një nga kandidatët, i cili me “fuqinë e pozicionit” si i komanduar më parë, thërret një nga një ato që i konsideron staf apo mbështetës të kundërshtarit.
Këtë e tregon komunikimi në foto. (J.V/Faxweb)