AktualitetFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Provokon keq Enver Petrovci: Në Beograd jetohej më mirë, në Kosovë jemi në diktaturë

Aktori i njohur Enver Petrovci ka dhënë një intervistë tejet provokuese për median serbe ‘’Kurir”.

Pa dorashka ai është shprehur se dikur në Beograd është ndierë shumë më i lirë sesa sot në vendlindjen e tij ë cilin e quan një diktaturë: “Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”.

Po ashtu më tej ai ka treguar se në skenë ndihet më i sigurt ndërsa flet serbisht, ndërsa në shqip e ka të pamundur që të improvizojë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Sot i zënë për të madhe Josip Brozit se ishte diktator.

Tito ishte diktator sepse nuk ke guxuar ta shash vetëm atë. Partinë ke mundur ta kritikosh sa kishe qejf. Sot mund të shajmë presidentë, por nuk ka kurrfarë dobie. Jetojmë në diktaturë më të madhe se atëherë.

Flisni për Kosovën?

Absolutisht. Jetojmë në diktaturë. Nuk ke siguri nëse deklaron diçka kundër pushtetit. Menjëherë je në listën e zezë, nuk ke punë. Thjeshtë, nuk ekziston.

Në Kosovë ju quajnë spiun serb.

Kur është e nevojshme, unë jam patriot, e kur nuk duhet, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se po loboj për Serbinë. Këtë nuk e bën populli. Ata mua më donë, më vlerësojnë. Dinë të thonë se jam aktor i madh dhe shqiptar, ndërsa unë e di se çfarë jam. Kurrë askush nuk më ka blerë.

Gjithmonë e kam thënë atë çfarë kam menduar. Kjo më ka kushtuar shumë herë dhe nuk më dhimbset. Kam thënë se e kam pasur mirë në Beograd. Te ne ka politikanë të cilët kanë qenë të martuar me serbe, dhe këtë e fshehin. Dikur kemi qenë më të lirë, më të sigurt, kemi punuar dhe kemi fituar më shumë.

(E.K/FAXWEB) 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *