Për momentin, janë numëruar 20 nga 493 kuti votimi në qarkun e Durrësit.
Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste (PS) kryeson me 2,824 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike (PD) me 1,605 vota, një diferencë prej mbi 1200 votash.
Ndërkohë, “Shqipëria Bëhet” ka grumbulluar 107 vota.
Numërimi i kutive do të vazhdojë dhe priten rezultate më të detajuara pas hapjes dhe numërimit të kutive të tjera.