11:28 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PS projektligj në Kuvend për KLSH: Zv. kryetari mandat 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhje

13:28 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS projektligj në Kuvend për KLSH: Zv. kryetari mandat 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhje

Ps ka dërguar në Kuvend një projektligj për ndryshime në drejtimin e Kontrollit të Lartë te Shtetit që do të shërbejë dhe si një mekanizëm, sipas saj për zhbllokimin e këtij institucioni. Ky vendim ka ardhur pas përplasjeve të krijuara mes Kuvendit dhe Presidentit Meta për emërimin e kreut të KLSH, që drejtohet ende nga Bujar Leskaj, me mandat të perfunduar.

PS me anë të projektligjit kërkon shtimin e postit të zv.kryetarit të KLSH, i cili do të zëvendësojë edhe kryetarin kur ai mungon apo i ka mbaruar mandati, duke bërë të mundur largimin e Bujar Leskaj nga ky institucion përfundimisht. Në propozimin e PS, zv.kryetari i KLSH emërohet për një mandat 3-vjeçar me të drejtë rizgjedhje.

Kujtojmë se ky projektligj me synim zhbllokimin e këtij insititucioni erdhi si pasojë e rrëzimit të 3 kandidaturave të para të paraqitura nga Ilir Meta nga Kuvendit dhe kërkimin e emrit të radhës. Këto rrëzime Meta i cilësoi një tregues se mazhoranca po tenton të kap edhe këtë institucion presion politik me qëllim që të vendoste kandidaturën që mazhoranca kërkonte, duke i dërguar edhe një letër Gramoz Ruçit.

Për kreun e KLSH, presidenti Meta aktualisht ka çuar kandidaturën e Arben Shehu, duke u shprehur se i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion. Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo janë tre emrat që Presidenti Meta i ka dërguar Kuvendit për kreun e KLSH dhe janë rrëzuar nga parlamenti.

Projektligji i depozituar nga PS në Kuvend për KLSH

Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 154/2014 “Për organizimin dhe Funksionimin Kontrollit të Lartë të Shtetit” Neni 1, Titulli i KREUT III ndryshohet si vijon: “ORGANIZIMI I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT” Neni 2 Titulli i Nenit 19 ndryshohet si vijon: “Zgjedhja dhe qëndrimi në detyrë e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”

Neni 3 Në nenin 24, në paragrafin 1 shfuqizohet.(shfuqizimi ka të bëjë me shprehjen “qëndron në detyrë deri kur zëvendësohet”) Neni 4 Pas nenit 25, shtohen nenet 25/a, 25/bdhe 25/c me këtë përmbajtje: “Neni 25/a Emërimi dhe funksionet e Zëvendëskryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit emëron Zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kandidatura për Zëvendëskryetar duhet të plotësojë të paktën kushtet e parashikuara në nenin 20 të këtij Ligji dhe procedura parlamentare e emërimit ka lidhje me verifikimine plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidaturës. Komisioni për Ekonominë dhe Financatpas shqyrtimit të kandidaturës i përcjell Kuvendit për votim një raport vlerësimi për plotësimin ose jo të kushteve dhe kritereve ligjore.

Zëvendëskryetari emërohet për një mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i Kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit, sipas parashikimeve të nenit 23 të këtij ligji.

Paga e Zëvendëskryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është e barabartë me atë të anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Dispozitat e nenit 21 dhe 22 të këtij Ligji vlejnë dhe zbatohen për analogji edhe për Zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të gjitha rastet kur ai ushtron funksione si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për shkak të vakancës së krijuar sipas parashikimit të paragrafit 3 të këtij Neni.

Etiketa: ilir metaKLSHps
Pas

“BE dhe BILD nuk harron”, Vasili thekson kushtin e pakalueshëm për hapjen e negociatave: Rama nuk ka faj, se është brenda!

Para

Roberta e ‘Rebelde’ jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të parë

Para
Roberta e ‘Rebelde’ jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të parë

Roberta e 'Rebelde' jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

Krimet zgjedhore/ SPAK nis hetimet për 39 çështje

Dy qarqet e vetme në veri që kryeson PD, “surprizon” PSD në Kukës

PS kryeson në rang kombëtar/ Berisha i vetëm në selinë e PD. Asnjë reagim për rezultatin e deritanishëm

Numërohen 78/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 4 mijë vota ndaj opozitës

“Thellim i fitores së PS në Rrogozhinë”/ Spiropali: Synojmë 20 mandate në qarkun e Tiranës, opozita më e dobët…

Kukës/ Tentoi të hynte me forcë në një qendër të numërimit të votave, në kërkim 18-vjeçari

Numërohen 177/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Numërohen 186/508 kuti në Elbasan. PS merr ruan mandatin e 10-të merr rreth 800 vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.