Prezantuesja e sportit Einxhel Shkira tha ditën e djeshme se në Tiranë nuk ka mjaftueshëm meshkuj të bukur, që ajo të mund të flirtojë me ta. Deklaratat e saj u bënë në emisionin ftesë në 5, ku menjëherë ndërhyri dhe ish-arbitri Jemini, i cili i tha me të qeshur Einxhelit që të shihte njëherë nga ai.
Einxhel: Pavarësisht tipit tim që nuk flirtoj, po të kishte Tirana meshkuj interesant, të bukur dhe të lezetshëm do flirtoja, do e bëja përjashtimin. Në Tiranë ka më shumë vajza të bukura sesa djem.
Jemini: S’ka Tirana meshkuj të bukur? Einxhel: Po ti çke Emin? Ti ke dal nga tregu. Ty s’të gjuaj unë! Jemini: O Bieta unë paskam dal nga tregu! Einxhel: Po ti je i martuar ore!
Jemini: Po pse mos më gjuash? Kjo më përjashtoi nga tregu direkt! Më pyet njëherë mua, se më nxore nga tregu direkt!