Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku një 15 vjeçar u vetëvra, ka folur edhe juristi Sevin Serjani i ftuar ne Fax News, ku është shprehur se kjo është një ngjarje që trondit themelet e familjes. Më tej Serjani u shpreh se institucionet edhe më të zhvilluara ndodhen të pafuqishme përpara disa rasteve të tilla.
Vehip Peçi, nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë mesditen e 20 prillit.
15-vjeçari është trajtuar edhe nga psikologia e shkollës, e cila ka zhvilluar disa seanca me të miturin dhe në dëshminë e dhënë në Policinë e Gjirokastrës, mësohet se ka rrëfyer detaje nga konsultimet që ka pasur me nxënësin.
Komuniteti gjirokastrit është i tronditur për faktin se ngjarja vjen vetëm dy muaj pas vetëvrasjes së 17-vjeçares, Irsa Meçollari, nga e njëjta shkollë dhe në të njëjtën mënyrë “varje në litar”. Asokohe u tha se Irsa bullizohej në shkollë, por Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka arritur të zbulojë shkakun. Deri më tani nuk ka të dhëna nëse dy rastet kanë nxitje apo ndikime të përbashkëta.