FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Pse PS-ja kërkon me ngulm që të ikë Adriatik Llalla?! Përgjigjen e ka gati Dashamir Shehi

Pse PS-ja kërkon me kaq ngulm që të ikë Adriatik Llalla?! Kjo është një pyetje që shtrohet në këto ditë teksa dëgjon në lidhje me debatin për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri.

Një zgjidhje e mundshme deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë do të ishte zgjatja e mandatit të Llallës duke shmangur në këtë mënyrë edhe përplasjet mes forcave politik. Po jo, PS e ka marrë vendimin edhe pse u duk një tërheqje nga ana e kryeministrit Rama me ftesën e bërë ndaj opozitës për bashkëpunim.

Për Dashamir Shehin, deputetin e PD-së ka një arsye se pse PS kërkon që të ikë Llalla:ca dosje janë hapur nga ana e tij.

“Këtyre u intereson që të iki ky (Llalla) që është sepse fatkeqësisht muajit e fundit hapi ca dosje. Dëshira është për të mbyllur këto që janë hapë jo çdo të bëjë ai që do vijë sepse ai do të jetë një punëtor provizor aq më tepër që me ligjin me ri i kanë rënë fuqitë kryeprokurorit”, – tha Shehi.

(E.K/FAXWEB) 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *