Kryeministri Edi Rama është futur sërisht në replika me ndjekësit e tij në Facebook gjatë ditës së sotme, pas një postimi për procesin e Vettingut.
“Një lajm i mirë ndëshkimi i radhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD. Por s’kemi parë gjë akoma, po vjen Vetingu”, shkruante kryeministri në postim.
Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar kryeministrin Rama, por njëra nga kritikat ka rënë më shumë në sy për shkak të natyrës së saj goditëse, që ka detyruar Ramën të kundërpërgjigjet.
“leri ato po pse u dorzove perpara bashes edi seme kte levizje ke humbur gjysmen e elektoratit”, shkruan një qytetar i quajtur Kristo.
Mirëpo nuk ka kaluar shumë gjatë që kryeministri Rama është kundërpërgjigjur, madje mjaft me ironi.
“Mos i qaj hallin elektoratit Kristo se nuk eshte budalla populli qe ta shikoje si dorezim nje marreveshje ne interes te Shqiperise; per Vetingun; per Zgjedhje te Pakontestuara; per negociatat me Bashkimin Europian”, kthehet kryeministri.
Por qytetari nuk e ka mbyllur me kaq dhe i ka thënë se nuk po fliste për vete, por për të tjerë, duke shtuar madje edhe se 4 votat e tij janë për të.
“zoti rama ashtu qoft un nuk flas per veten time se un do vi nga greqia dhe 4 votat e mia jan per ty por ka shum pakenaqsi ne popull per marrveshjen se pd vetem partis vet i bente keq”, shkruan qytetari. Në fakt një person llogaritet një votë, megjithatë vlen të përmendet se pas këtij komenti kryeministri Rama nuk ka kthyer më përgjigje. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1909″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]