Një video e publikuar sëfundmi, tregon një sërë dëshmish të tjera të krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë në vitet e luftës ‘98-‘99.
Në videon e publikuar nga portali “Shqipëria ime” dhe mediat kosovare, duken qartë paramilitarët serbë duke shtyrë e tërhequr zvarrë kosovarët që i hedhin në një gropë të madhe.
Pamjet janë filmuar gjatë natës, por pavarësisht kësaj lëvizjet e serbëve duken shumë qartë.
Pavarësisht shumë dëshmive, videove e dokumtentave të tjera që kanë dalë në dritë gjatë këtyre viteve, qeveria serbe ka bërë shumë pak për t’u përballur me serbët e akuzuar për këto krime.
Bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende quhet për qeverinë “si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për t’u futur në Bashkimin Europian”.
Midis të akuzuarve përmendim ish-presidentin Jugosllav Sllobodan Millosheviç, Milan Milutinovic, Nikola Šainovic, Dragoljub Ojdanic dhe Vlajko Stojiljkovic. Këta u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe “persekutim për shkaqe politike, raciale dhe fetare”. (D.D/Shuplaka)