23:49 | 01/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Punët e para që kanë bërë VIP-at shqiptarë: Gjatë javës kontrolloja elektricitetin, në fundjavë modele

20:52 | 05/05/2018
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Punët e para që kanë bërë VIP-at shqiptarë: Gjatë javës kontrolloja elektricitetin, në fundjavë modele

Ata janë sot ndër personazhet më të njohur dhe më të paguar në Shqipëri, por jo për të gjithë puna e tyre e parë ka qenë muzika.

“Jo vetëm modë” ka zbuluar përmes intervistave punët dhe pagat e para të disa prej personazheve më të njohur.

“Përveçse këngëtar nuk kam bërë kurrë një punë tjetër më herët në jetën time. Pagesën e parë e kam marrë në moshën 16-vjeçare për një koncert në TVSH, por nuk e mbaj mend se atëherë është marrë mami me pagesën dhe të gjitha lekët shkonin në shtëpi”, tha këngëtari Alban Ramosaj teksa shtoi se eksperienca e tij si model i “Dolce Gabbana” është paguar shumë mirë.

Ndërkohë moderatorja Arjola Shehu, e cila drejtoi edicionin e fundit të Kënga Magjike, tregoi se puna e saj e parë ka qenë si babysitter.

“Puna ime e parë ka qenë babysitter, kam punuar për një muaj. Ishte një vajzë kineze e adoptuar në një familje angleze. Unë punoja rreth 3 orë në ditë dhe paguhesha 10 000 lekë të vjetra në orë. Puna që nuk do doja të bëja kurrë në jetën time është striptiste”, tha Shehu.

Këngëtarja Arilena Ara ishte ndër personazhet që punën e saj të parë ka patur pikërisht këngën.

“Unë kam filluar që 14 vjeç të bëj muzikë dhe kjo ka qenë puna ime e parë. Por nuk dua të flas për pagesa, nuk dua të përziej muzikën me vlera monetare. Publiku është vlera më e madhe”, tha Arilena Ara.

Ndërsa Ledri Vula i cili është ndër këngëtarët më të pëlqyer tha se puna e tij e parë ka qenë si ndihmës trajner basketbolli dhe se për të është paguar 20 euro.

“Unë kam punuar si ndihmës trajner për fëmijët në basketboll dhe jam paguar 20 euro. Piktura është puna që nuk do bëja kurrë, nuk di të pikturoj”, tregoi Ledri Vula.

Po ashtu kryebashkiaku Erion Veliaj ishte një ndër personazhet që nuk i ka shpëtuar intervistës së “Jo vetëm modë”. Ai tregoi se puna e tij e parë ka qenë si shitës fiqsh dhe  paga e parë që ka marrë ka qenë 500 lekë.

“Puna ime e parë ka qenë shitës fiqsh, kam shitur 3 pala fiq dhe aty kam marrë 500 lekëshin e parë”, tregoi Veliaj. Ai po ashtu foli edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe tregoi se nuk ka patur kurrë zënka mes tyre.

Argjentina Ramosaj tregoi se puna e saj e parë ka qenë si kontrolluese elektriciteti në Holandë ku ka jetuar prej vitesh me familjen e saj.

“Unë kam jetuar në Holandë dhe kam filluar punë shumë herët. Kam nisur punën shumë herët kam bërë kontrollimin e elektricitetit dhe në fundjavë punoja si modele. Puna më komode për mua është muzika. Puna që nuk do bëja kurrë është trajnere fitnesi, nuk më pëlqen fare”, tha Argjentina Ramosaj./tvklan.al

Etiketa: pagapunevipat
Pas

Foto/ Shiu ‘prishi’ ceremoninë, zbuloni kush është vajza që mban çadrën për Garmoz Ruçin

Para

Kryebashkiaku socialist shfaqet me fotot e Enver Hoxhës në homazhe

Para
Kryebashkiaku socialist shfaqet me fotot e Enver Hoxhës në homazhe

Kryebashkiaku socialist shfaqet me fotot e Enver Hoxhës në homazhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Jetëgjatësia në Korenë e Jugut ra për shkak të Covid për herë të parë që nga viti 1970

Atlanta/ Gruaja me flamur palestinez i vë flakën vetes jashtë konsullatës izraelite

Murseli e ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij

A mund të kompensojë një sy gjumë një natë të keqe të gjumit

Trajneri Silvinjo rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit. Ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës

Shtëpia e Bardhë: Hamasi fajësohet për rënien e armëpushimit në Gaza

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dënohet? Asnjë parashikim për këtë skenar në rregullat e konventës republikane

Pesë mënyra për të thënë “jo” pa u ndjerë në faj

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Bizneset në Kosovë i thonë JO monedhës dy euro, Banka Qendrore del me rekomandim për qytetarët

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.