06:50 | 09/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Opinione&Analiza

PUNËTORËT-FASON TË MEDIES NË SHQIPËRI

11:51 | 07/12/2016
në Opinione&Analiza
1
PUNËTORËT-FASON TË MEDIES NË SHQIPËRI

Nga Ilir Sinanaj

Media në Shqipëri. A ka gazetarë? Jashtëzakonisht shumë pak! Pjesën më të madhe nuk e cilëson dot si gazetarë, por më saktë si punëtorë-fason të medias. Kryesisht punëtorët-fason të medias “ngarkohen” me “fjalët pa bukë” të politikanëve, që lëvrijnë kryesisht në zonën e bulevardit kryesor të kryeqytetit Tiranë dhe i “transportojnë” nëpër redaksi. Madje pjesa dërrmuese e atyre që quhen lajme në Shqipëri janë një riprodhim, i atyre çfarë thonë politikanët. Punëtorët-fason të medias, me mikrofon, regjistrues apo shënime, i mbledhin “me përkushtim” çfarë “vjellin” nga goja politikanët tanë dhe “me lumturi”, i sjellin në redaksi, të gëzuar se kanë “zbuluar” batutën e radhës. Punëtorët-fason të medias nuk kanë aftësi analitike apo kureshtje, prandaj botuesve u duhet t’i urdhërojnë në çdo sekondë se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë lajmi duhet të marrin. Nga ana tjetër ndodh një fenomen interesant; punëtorët-fason të medias mendojnë se janë ata që garantojnë transparencën apo se po sjellin mendimin e progresit, duke mbledhur fjalë politikanësh, si të varfrit kanoçe nëpër kazanët e plehrave (apo mbetjeve).

Por ka një ndryshim: nëse të varfrit e bëjnë nga vështirësitë e ekonomike, punëtorët-fason të medias e bëjnë nga dëshira. Kjo sepse këta punëtorë-fason të medias, nëpërmjet “tesërës” së gazetarit marrin me përparësi shërbime administrative si certifikata, vërtetime, pak shërbim shëndetësor më të mirë, ndonjë vërtetim kolaudimi, ndonjë patentë dhe krekosen përpara ndonjë oficeri të rendit etj. Është patetike, por e vërtetë. Botuesit duhet të marrin masa serioze ndaj këtyre punëtorëve-fason që “abuzojnë” me “teserat” e tribunave të tyre. Gjithashtu, punëtorët-fason të mediave e kanë ëndërr të “keqtrajtohen” në atë mënyrë sa të përfitojnë azil në ndonjë vend perëndimor. Pra kjo është një panoramë e realitetit mediatik të Shqipërisë ku gazetarët të tipit punëtorë-fason të medias, rropaten për të siguruar ekzistencën, në këtë rend “feudal”, jo për faj të botuesve të mediave, por për fajin e tyre. Por publiku vuan pasojën, sepse i përdhoset marrja e informacionit. Nga ana tjetër ka edhe gazetarë të ndershëm që përpiqen me guxim dhe vendosshmëri që të raportojnë lajme që prekin përditshmërinë e shqiptarëve dhe që kanë përmbajte informative që realisht u nevojiten qytetarëve; pra jo batuta “klounësh” nga parlamenti.

Ekzistenca kandërrike e punëtorëve-fason të medias është zgjedhja e tyre. Ndërkaq veprimtaria e tyre është e dëmshme për gazetarët e ndershëm, pasi këta të parët prishin tregun, duke mos prodhuar vlerë informative dhe duke pranuar të keqtrajtohen për një vend pune. Është faji i tyre, që media po dështon, jo i teknologjisë. Por në një të ardhme jo shumë të largët, duke qenë se punëtorët-fason të medias nuk sjellin risi, konkurrenca kapitaliste do t’i zhbëjë.

Ndërkohë, punëtorët-fason të medias bëhen realisht të dëmshëm, kur marrin përsipër të përfaqësojnë kauzën e transparencës dhe të progresit. Këta! Që “lagen nën vete” nga kënaqësia kur ka Parlament; që jargaviten përpara deklaratave të politikanëve me 8 klasë shkollë; që punojnë në media sa për të mbushur normën e caktuar nga botuesi; që nuk kuptojnë se çfarë kanë raportuar; që nuk kanë vullnet të lirë; që “shkrihen” nga kënaqësia për të qenë “vegla” të politikanëve shpellarë, për pak përfitim financiar! Këta qenie të rëndomta, vetëm duke folur për të drejta dhe progres, kanë bërë dëmin më të madh për këto kauza. Është detyra e gazetarëve të ndershëm dhe njerëzve me ide, që t’i nxjerrin jashtë lojë këtë “epidemi”, që ndalon progresin.

Këtu shumë punonjës në media mund të gjejnë vetën e tyre. “Kujt t’i djegë le ta mbajë”, citoj proverbin popullor. Më duket më se e drejtë.

Etiketa: fasongazetaretgazetaret-fasonegazetaria ne shqiperiilir sinanajmedia
Pas

Malta krahas homoseksualëve, bëhet vendi i parë europian që ndalon terapinë për “ndryshim”

Para

VIRALE NË INTERNET, autografi i Sali Berishës në shitje, sa kushton në ”eBay”

Para
VIRALE NË INTERNET, autografi i Sali Berishës në shitje, sa kushton në ”eBay”

VIRALE NË INTERNET, autografi i Sali Berishës në shitje, sa kushton në ''eBay''

Comments 1

  1. Maria gazetare says:
    7 years më parë

    te drejte ke,por cfare te ebsh. Fevzo,Balla e disa sharlatan na bejne trasparencen. Cf te ebsh. O kasolle ku na mblodhe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Gruaja e aktorit amerikan vdes papritur në moshën 51 vjeçare pas betejës me anoreksinë

Hamasi në Këshillin e Sigurimit: Ndaloni luftën menjëherë

Pesë mënyra për të pasur një fundjavë të këndshme pa lënë pas dore shëndetin tuaj

SPAK urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës/ 9 kërkesa për arrest me burg dhe 6 arrest shtëpie, mes tyre Taulant Tusha

Zjarri shkrumbon shtëpinë e të moshuarit në Fier, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur, mes tyre një e mitur

Urdhër arrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, zbulohen emrat

SPAK lëshon 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës

Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

Një miliardere si Taylor Swift, vlera e saj e pasurisë për vitin 2023 kalon pritshmëritë….

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.