Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të Urgjencës së Spitalit të Kavajës, sipas të cilit spitali i Kavajës është në gjendje të mjeruar dhe nuk përdoren ionstrumentet e reja spitalore, por ato të vjetrat.
Ai shprehet se nëse përdorin pajisjet e reja, atëherë u mbajnë lekët nga rroga.
Po ashtu denoncuesi shprehet se në drejtimin e spitalit janë persona jo kompetentë.
Postimi i plotë:
Denoncohet mashtrimi i Rames dhe gjendja e mjeruar me paisje e sherbimit spitalor Kavaje!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
dr berisha te pershndes. punoj prej ca vitesh ne urgjencen e spitalit kavaje qe e kemi prej jush. pash ate fyllin e gjate ne korce qe u krenua per ppp e instrumentave mjeksore. nuk e di kujt ti besoj atij apo drejtoris tone qe kan dy muaj qe na kan ndaluar perdorimin e ketyre seteve se paskan kosto te lart. ne punojm me te vjetrat kurse te rejat sa i shofim. po ti perdorim na i majne leket tek rroga. nuk di ca behet te spitalet e tjera po ne kavaj na e ka ndalu drejtor perparim daiu, ishfutbollist qe vetem me spitalin nuk ka lidhje. ne krah i rri kontrabandisti ilaceve, arrestuar nga policia, ndrejtor agron beu qe ka disa tituj si ndrejtor teknik,neonat,imazherist,ekografist, farmacist dhe veteriner. keto na “drejtojn” dhe kto vjedhin ndihmat qe erdhen kete jave. qytetaret duan sherbim dhe veglat e pershtatshme sguxojm ti prekim. korrupsjon i paster. denoncoje doktor se kushedi leviz ndoj gje. te lutem ..
(B.B/ Faxweb.al)