Deputeti i LSI-së dhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se shpimi I puseve familjare u bënë pa snjë mbështetje nga shteti dhe fermerët apo familjarët që e bënë këtë ishin të detyruar për të mbijetuar.
Sipas tij askujt nuk duhet t’i shkojë ndërmend që të kërkojë para për këto puse.
Kujtojmë që kryeministri Rama ka deklaruar se edhe ato që I kanë hapur vetë këto puse do duhet të marrin autorizim për përdorimin e tyre dhe se do të përdoren me matës.
POSTIMI I PANARITIT:
Shpimi i puseve familjare ne fshat, ishin zgjidhja qe i dhane fermerët me sakrificat dhe parate e tyre dhe pa asnje mbështetje shteterore nevojave per uje te pijshem, larje dhe shplarje, vaditje etj. Ishte kjo nje zgjidhje e detyruar nga mungesa e ujesjellesave dhe e kanaleve vadites. Ishte e vetmja menyre e tyre per mbijetese. Per kete duhet tu jemi mirenjohes dhe madje ti mbeshtetim per mbulimin e nje pjese te shpenzimeve per hapjen dhe mirembajtjen e ketyre puseve. As te mos i shkoje ndermend kurkujt tu kerkoje atyre para per ujin e tyre. (B.H/Faxweb)