Institutit të Statistikave, tregon se në vitin 2015 familjet shqiptare shpenzuan 6.1 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë euro për pushime. Shifra këto të llogaritura nga anketa e buxhetit të familjeve dhe përfshin si shpenzimet për pushime brenda vendit, ashtu dhe ato për udhëtime jashtë.
Sipas të dhënave, aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 750 mijë familje. Kjo, NSTAT thotë që mesatarisht një familje shpenzon vetëm 8.100 lekë në vit për të pushuar.
Krahasuar me vendet e zhvilluara, shpenzimet e shqiptarëve për pushime janë gati të papërfillshme. Në Amerikë, një familje shpenzon mesatarisht 2.500 dollarë në vit për pushime, ndërsa në Britani familja mesatare shpenzon 1.800 dollarë për të pushuar.
Sipas tyre kjo ndodh sepse për familjet shqiptare pushimet janë më shumë luks, ndryshe nga vendet e perëndimit.
Sipas “t.ch”, INSTAT e llogarit shifrën mesatare që një familje në total prej 45 milionë eurosh shpenzohet vetëm nga një pjesë e familjeve, ato që kanë mundësi të kryejnë pushime, ndërkohë që një pjesë e madhe e familjeve nuk bëjnë pushime fare, për shkak se nuk mund t’i përballojnë ato. (S.SH/Shuplaka)