Pushimet për të gjithë studentët e arsimit të Lartë janë drejt fundit. Ministrja Lindita Nikolla, e cila e mori detyrën zyrtarisht në 15 shtator, ka firmosur ditën e djeshme urdhrin për fillimin e vitit të ti akademik 2017- 2018.
Gjithashtu në urdhrin e lëshuar nga ministrja është përcaktuar edhe data e përfundimit të shkollës, për të cilën është përcaktuar 30 shtatori i 2018.
Sipas urdhrit të ministres Nikolla, viti i ri akademik fillon në datën 16 tetor, ndërkohë që zbulohet se prej datës 25 dhjetor 2017 deri në datën 5 janar 2018, është periudhë pushimesh.
(E.K/SHUPLAKA)