Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama është zgjuar duke lexuar raportin e Forumit Ekonomik Botëror, ku thuhet se Shqipëria ka bërë përmirësime në renditje duke u ngjitur në 8 vende më lart.
Këtë Rama e ka ndarë me publikun në rrjetet e tij sociale. Me këtë lajm kryeministri u uron shqiptarëve një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të mirë për Shqipërinë në raportin e fundit të Ëorld Economic Forum për Konkurrueshmërinë Globale në Udhëtim e Turizëm ku vendi ynë ka përmirësuar sërish renditjen e përgjithshme me +8 vende të tjera. Ndër indikatorët e përmirësuar ndjeshëm spikat rritja me +25 vende në fushën e Sigurisë, ku këtë vit renditemi në vendin e 45-të ndër 136 ekonomitë botërore të vlerësuara në raport ”, shkruan Rama. (D.D/Shuplaka)