Kryeministri Rama pak ditë më parë përjashtoi ‘live’ deputetin e PS-së për Kurbinin Gjetan Gjetanin, pas kritikave të tij ndaj punës së policisë.
I pyetur në lidhje me këtë çështje në emisionin “Open” Rama ka thënë se Gjetan Gjetani u përjashtua pasi bënte shantazh se do të ikte. Sipas kryeministrit ai kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë.
“U përjashtua se bënte shantazh që do iki. Kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë. Që nga koha e Saimir Tahirit nuk i vendosin më deputetët shefat e policisë”, u shpreh Rama, teksa theksoi se prej kohës që ai ka ardhur në pushtet deputetët respektojnë forcat e policisë.
Rama kërkoi përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS, një ditë pasi ai shkruante në rrjetet sociale se policia është e paaftë dhe e korruptuar.
(B.H/Faxweb)