Në qytetin e Vlorës është qëlluar me armë zjarri një person në vendin e quatur “Kali i Trojës”. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. I plagosuri është truprojë në një pikë bastesh dhe është 28-vjeçari Arlind Lulushi. Ndaj të plagosurit ka pasur edhe një tjetër atentat 3 muaj më parë. Policia është në vendngjarje dhe po heton për këtë plagosje.
Kush është Arlind Lulushi:
Emri i Arlind Lulushit lidhet dhe me një ngjarje të rëndë që tronditi dy vite me parë Vlorën, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë mbetën të vrarë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 janar të vitit 2015. 21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Velaj, 28 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri nga Ervis Lulushi, pasi ky i fundit i kishte kërkuar vajzës që të rilidheshin bashkë. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij Ervis Lulushi. Por, Lulushi u lirua për mungesë provash.
Detaje:
Rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” pranë vendit të quajtur “Kali i Trojës” ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1080″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]