Në Fier është arrestuar një 34-vjeçar pasi gjatë natës qëlloi në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56. Mësohet se i arrestuari është Arben Demollaj.
DETAJE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Arben Demollaj, 35 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushk 20 (njëzeçe), në afersi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos. Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga Nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal. (J.V/Faxweb)