Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku 19-vjeçarja ka vrarë babain e saj.
Ndërkohë, Hygerta Meta, ka deklaruar se ndihet e lumtur për krimin, duke u shprehur se kishte akumuluar urrejtje për viktimën prej një kohe të gjatë.
“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje.
Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë.
Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive.
Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf, pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”
Discussion about this post